Lajme

Fundi i vitit, shtrëngohen kontrollet tatimore

Rreth 52 mln lekë është shkelja e legjislacionit tatimor nga gati 1500 biznese.

Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon kontrollet në terren në qendrat e qyteteve kryesore në vend për të ulur informalitetin, si dhe rritjen e të ardhurave.

Sipas të dhënave, gjatë periudhës 1- 26 nëntor, janë kontrolluar 2,928 subjekte.

19 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).

73 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruar në organet tatimore, për të cilët janë marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.

508 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë).
69 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 82 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.

307 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
193 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 176 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 17 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë