Bota

Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë: Do të rikthehem!

Pas katër vitesh të trazuara në detyrë se presidenti Donald Trump ka lënë sot Shtëpinë e Bardhë për t’u nisur drejt Floridës, duke mbyllur kështu presidencën e tij.

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së bashku me zonjën e parë, Melania, kanë dalë nga Shtëpia e Bardhë, rreth orës 08:00, sipas kohës lokale.

Trump ka paralajmëruar se do të thyejë traditën historike, duke u bërë presidenti i katërt që nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të pasardhësit të tij.

Në vend që të merrnin pjesë në një asamble të politikanëve kryesorë të kombit në Kapitol Hill gjatë betimit të Joe Biden, Trump dhe gruaja e tij u panë tek po ecnin në një qilim të kuq në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti dhe Zonja e Parë kanë hipur në helikopterin presidencial dhe janë larguar duke përshëndetur me dorë.

Duke folur përpara gazetarëve përpara se të hipte në helikopterin presidencial, Presidenti Trump tha se Shtëpia e Bardhë ishte shtëpia më e mrekullueshme në botë.

"Ne kemi pasur katër vjet të mahnitshme dhe kemi arritur shumë," tha Trump. "Ne e duam popullin Amerikan," shtoi ai.

Presidenti dhe zonja e parë i nisën me helikopter për në Maryland, ku u mbajt një ceremoni lamtumire. Presidenti renditi ato që ai i sheh si arritjet më të mëdha të kohës së tij në detyrë dhe premtoi se në një lloj forme do të rikthehej.

"Shpresoj që ata të mos i rrisin taksat, por nëse e bëjnë, unë u paralajmërova!" deklaroi ai.

Në një fjalim lamtumire ku u prit me brohoritje nga mbështetësit, presidenti tha se njerëzit nuk kanë "ide se sa shumë" kishte punuar familja e tij gjatë katër viteve të tij në detyrë.

"Ajo që kemi bërë ka qenë e mahnitshme për çdo standard," tha ai, para se të tregonte për ndryshimet që ai bëri në ushtrinë amerikane.

Presidenti reflektoi mbi pandeminë e koronavirusit, e cila ka dominuar nëntë muajt e fundit të presidencës së tij. "Ne bëmë diçka që është një mrekulli mjekësore dhe kjo është vaksina," thotë ai.

Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti Donald Trump tha se ka qenë "nderi më i madh" të ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke iu drejtuar mbështetësve, ai tha se ai "do të luftojë gjithmonë për qytetarët amerikanë" dhe do të jetë "duke parë dhe dëgjuar" do zhvillim politik.

Ai gjithashtu i uroi administratës së re "sukses të madh" për të ardhmen

Më pas, ai udhëtoi për në Florida dhe do të fillojë jetën post- presidenciale në vendpushimin e tij në Palm Beach.

https://www.youtube.com/watch?v=nGUXcP76Jok


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë