Njerez

“Ftesë nga Shtëpia e Bardhë? Nuk do të shkonte askush”. Polemikat e Trump me futbollistet

Sulmi i Megan Rapinoe kundër presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, vazhdon, madje me një gjuhë më të ashpër. Kombëtarja e femrave në futboll, që është shpallur kampione e botës në Francë, është gati të refuzojë ftesën që pritet t’i bëhet nga presidenti për një takim në Shtëpinë e Bardhë. Kapitenia e Amerikës, Rapinoe, për “Cnn” ka përsëritur qëndrimin e saj, duke theksuar se nëse ftesa do të vijë, ajo nuk do të shkojë. "Edhe vajzat e tjera, me të cilat kam folur, më kanë shpjeguar se nuk duan të shkojnë” - ka thënë Rapinoe.

"Administrata e Shtëpisë së Bardhë kërkon të përfitojë nga ky rast, duke festuar me skuadrën tonë, sikur ta ketë fituar ajo këtë trofe. Për ne lojtaret nuk ka sens. Nuk arrij ta imagjinoj që ndonjë nga shoqet e mia të skuadrës dëshiron të vihet në këtë pozicion”, - ka vazhduar kapitenia e Amerikës, e cila nuk i ka kursyer sërish kritikat ndaj presidentit Trump: "Mesazhi i tij është përjashtues për një person si unë, - ka theksuar Rapinoe, një mbështetëse e fuqishme e kauzës LGBT. – Ai ka përgjegjësinë, si president, që të kujdeset për çdo person të këtij vendi dhe duhet të bëjë më të mirën për të gjithë".

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1147946170293071872
Urimi i presidentit Tramp për ekipin e femrave, pas fitimit të trofeut

Donald Trump, presidenti i Amerikës, pak ditë më parë ka komplimentuar skuadrën me një postim në Tuiter, ku shkruante. "Përgëzime skuadrës së futbollit të femrave të ShBA-ve për fitimin e Kupës së Botës! Një lojë e mrekullueshme. Amerika është krenare për të gjitha ju!"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë