Futboll

FSHF thërret Asamblenë e Përgjithshme, do të zhvillohet më 12 maj

Gazeta Si - Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka përcaktuar datën 12 maj 2023 për zhvillimin e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Asambleja e Përgjithshme thirret një herë në vit dhe është organi më i lartë legjislativ i FSHF-së. Gjithë anëtarët e FSHF-së, që marin pjesë në Asamble, kanë tashmë në zyrat e tyre materialet për çështjet që do të shqyrtohen në mbledhjen e 12 majit.

Sipas njoftimit të FSHF-së, në Asamble do diskutohen raporti i aktivitetit të FSHF-së për vitin 2022, raporti financiar dhe bilanci për vitin e kaluar. Do të shqyrtohet edhe buxheti për vitin financiar 2023.

Tema të tjera që pritet të diskutohen janë ato që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e futbollit dhe projektet që janë planifikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë