Futboll

FSHF shtyn për më 26 gusht nisjen e kampionatit, ishte kërkuar nga shumica e klubeve

Gazeta Si – Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur sot që ta shtyjë me një javë nisjen e kampionatit të Superiores 2023-2024. Më parë ishte fiksuar data 19 gusht për startin e sezonit, por tashmë ai do të nisë më 26 gusht.

Në njoftimin zyrtar të FSHF-së thuhet se vendimi është marrë pas kërkesës së shumicës së klubeve, por një arsye mund të jetë edhe e drejta televizive.

‘Kërkesa e mazhorancës së klubeve për spostimin e nisjes së aktivitetit me një javë është marrë në shqyrtim nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së dhe është vendosur që të spostohet për më datë 26 gusht 2023 java e pare e kampionatit. Lidhur me këtë ndryshim të kalendarit janë njoftuar edhe klubet pjesëmarrëse në Abissnet Superiore”, - shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Klubet kanë kështu më shumë kohë që të organizohen për startin e sezonit të ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë