Lajme

Fshehu pistoletën e Ervis Martinaj, arrestohet Redi Popesku

Pronari i lokalit ku ndodhi masakra në ish-Bllok më 4 tetor, Redi Popesku është vënë nën arrest pasi ka dyshime se ai ka gënjyer në dëshminë e tij, por edhe sepse dyshohet si personi kryesor që ka marrë pistoletën e Ervis Martinajt dhe e ka larguar nga vendi ku ndodhi ngjarja.

Ervis Martinaj ka pasur pistoletë në momentin që ndodhi përplasja dhe personi i vetëm brenda dhomës ku ndodhën të shtënat dhe që nuk u plagos ishte Redi Popesku, i cili dyshohet se ndihmoi Martinajt ta çonte në spital, por edhe ka marrë pistoletën e tij dhe e ka larguar.

Akza zyrtare ndaj Redi Popeskut është “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, por ai rrezikon edhe akuzën e dëshmisë së rremë.

Në 4 tetor, në një lokal mjaft të frekuentuar në ish-Bllok, u përplasën Ervis Martinaj, Fabjan Gaxha, Eljon Hato me grupin tjetër, Mervjol Bilo, Ervin Mata dhe Fabjol Alushin. Nga kjo përplasje mbeti i vrarë Fabjan Gaxha, si dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Njoftimi i policisë:

“Arrestohet një tjetër shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e 04.10.2018 ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. H., dhe E. M. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës arrestuan për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, shtetasin :

- Redi Popescu, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë