Drejtësia

Fshehën 5.7 milionë euro me ‘Call Center’, dënohen me nga 9 vite burg 8 italianë

Gazeta Si - Me nga 9 vite burg ka dënuar Gjykata e Tiranës 8 shtetas italianë, të cilët akuzohen se fshehën një shumë të konsiderueshme prej 5.7 milionë euro.

Nga hetimet ka rezultuar se në llogaritë bankare të 15 subjekteve me fushë operimi “Call Center”, janë transferuar vlera të konsiderueshme monetare, të cilat më pas janë tërhequr cash, duke iu fshehur destinacioni përfundimtar.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se një grup shtetasish shqiptarë dhe italianë kanë kryer veprat penale të ‘Mashtrimit kompjuterik’ dhe ‘Fshehjes së të ardhurave’.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dnëimin e 8 shtetasve italianë si dhe të 15 shoqërive që operojnë në fushën e call center, pasi nuk deklaruan shumën prej 5.799.010 euro.

“Nga analizimi i veprimeve hetimore, rezultoi se administratoret e subjekteve ‘Call Center’ shqiptare dhe të huaj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatmore, duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore”, - thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të dënuarit:

B.M., banues në Itali me masë sigurie “arrest në burg” në mungesë për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale: Dënuar me 9 vite burg

D.A., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale”, dënuar me 9 vite burg;

D.O., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale”, dënuar me 9 vjet burg;

G.T., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale”, dënuar me 9 vjet burg;

L.F., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale”, dënuar me 9 vjet burg;

M.F., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale”, dënuar me 9 vjet burg;

M.G., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale”, dënuar me 9 vjet burg;

A.S., për kryerjen e veprës penale të “Fshehjes së të ardhurave”, Dënuar me 3 vjet burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë