Ushqim

Frutat dhe perimet që duhet t’i mbani larg njëra tjetrës

Gjithmonë duhet treguar kujdes kur vjen puna tek konsumimin e disa ushqimeve, sidomos në stinën e verës. Ekspertët shpesh herë kanë sugjeruar se cilat ushqime, fruta dhe perime duhet të mbajmë në frigorifer, por po aq e rëndësishme është edhe përzierja e tyre njëra me tjetrën. Disa fruta dhe perime nuk duhet t’i përzieni kurrë së bashku, kjo pasi ato kur përzihen së bashku prodhojnë një përbërës që çon në prishjen e tyre.

Të tilla si domate, banane dhe pjepra, prodhojnë gaz etilen, një përbërës që përshpejton prishjen. Kastravecët janë super të ndjeshme ndaj këtij përbërësi, kështu që ata kanë nevojë për vendin e tyre larg këtyre që përmendëm më sipër. Ndonjëherë frutat nuk duhen mbajtur së bashku dhe ky është rasti i mollëve dhe portokajve. Frutat lëshojnë një gaz të quajtur etilen i cili do të çojë në shkatërrim më të shpejtë të prodhimeve, ruajini mollët në frigorifer nëse dëshironi të zgjasni më shumë, ndërsa portokallet e ruajtura në frigorifer (larg nga mollët) duhet të vendosen në një qese rrjetë në mënyrë që ajri të qarkullojë rreth tyre.

Bananet janë ato që prishen më shpejt nëse nuk i konsumoni brenda ditës. Ja një zgjidhje mbani disa në vendin që i shihni dhe i konsumoni dhe të tjerat në frigorifer për të vonuar procesin e pjekjes. Mos i lini patatet dhe qepët të ngatërrohen me njëra tjetrën, patatet dhe qepët e skuqur janë një kombinim i këndshëm, por mos i mbani së bashku para se t’i gatuani ato, pasi qepët do të bëjnë që patatet të mos jeni më të mira.

Është mirë të ruani sende si patate dhe kunguj në një shportë të thurur në ajër në një vend të freskët dhe të errët për të ruajtur freskinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë