Politike

Ngjarja në Himarë, Fronti i Shpëtimit Kombëtar thërret protestë

Fronti për Shpëtimin Kombëtar, një nismë e Partisë Demokratike që thotë se është në bashkëpunim me shoqërinë civile, ka thirrur protestën e parë kombëtare.

Protesta është thirrur për ditën e enjte më 4 gusht në orën 19:00 para Ministrisë së Brendshme me kërkesën kryesore dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Kërkesa për dorëheqjen e tyre vjen pas ngjarjes tragjike në Himarë këtë të martë, ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën si pasojë e goditjes me skaf nga një komisar policie.

Formati i protestës bashkon për herë të parë aksionin opozitar të Sali Berishës dhe Ilir Metës, ndonëse jo zyrtarisht.

Si Berisha, ashtu edhe Meta e kanë cilësuar ngjarjen si të paralajmëruar dhe pasojë e keqpërdorimit të policisë. Por, asnjëri prej tyre nuk thirri protestë, ndërsa protesta mbërrin nën ombrellën e Frontit të Shpëtimit Kombëtar.

Tragjedia në Himarë, Fronti për Shpëtimin Kombëtar thërret protestë të enjten, 4 Gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme. Kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë