Futboll

Frikë për ish-portierin holandez Van der Sar, pëson goditje në tru gjatë pushimeve në Kroaci

Gazeta Si - Ish-portieri i famshëm holandez, Edwin van der Sar, 52 vjeç, ka pësuar hemorragji në tru dhe ndodhet në terapi intensive në gjendje të qëndrueshme, siç raportohet nga klubi i Ajaxit, ku ai luajti nga viti 1990 deri në vitin 1999.

Në qershor, skuadra holandeze e shkarkoi nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv, post që e mbante që nga viti 2016.

Van der Sar ndodhej në Kroaci për pushime, siç raporton shtypi holandez, kur pësoi goditjen në tru dhe u transferua me helikopter në spital pasditen e së premtes, pak pas ngjarjes dhe u shtrua në terapi intensive.

Sipas raporteve të kësaj të shtune, ish-portieri i Juventusit është në gjendje të qëndrueshme, por vijon të jetë në terapi ntensive.

Në vitin 2009, edhe gruaja e tij, Annamarie pësoi një hemorragji në tru, nga e cila ajo ishte shëruar dalëngadalë. Futbollisti, asokohe dëshmoi me të për një shoqatë që ndihmon njerëzit me çrregullime të trurit.

Manchester United, klubi për të cilin luajti mes sezoneve 2005 dhe 2011 ka dërguar gjithashtu një mesazh mbështetjeje në rrjetet sociale për ish-portierin, që numëron 86 ndeshje me “Djajtë e Kuq”.

Në “Old Trafford” Van der Sar arriti të fitonte, veç të tjerave, edhe një Champions League në sezonin 2008-09.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë