Politike

FRD hyri në një koalicion me PD, shkrihet dega e Tiranës

Koalicioni me PD po i kushton shtrenjtë FRD-së. Pas largimit të Bamir Topit nga partia e themeluar prej tij, shkrihet dega e FRD-së në Tiranë, e cila ka pasur edhe peshën më të madhe elektorale.

Duke filluar nga Kryetari i kësaj dege, Andi Seferi, i cili aktualisht ushtron detyrën e nënkryetarit të bashkisë e gjer tek anëtarët e saj, kanë firmosur dorëheqjet e parevokueshme duke u larguar përfundimisht nga FRD. Shkak për këtë është bërë përplasja me sekretarin e Përgjithshëm të FRD-së Sali Shehu.

Letra i është drejtuar kryesisë së partisë dhe hyn në fuqi menjëherë.

Në momentet  e fundit të afatit limit për regjistrimin e koalicioneve, Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së Sali Shehu firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me kreun e PD-së Lulzim Basha, një vendim që solli dorëheqjen e kryetarit.

Pritet të shihet nëse këto veprime janë akte demonstrative apo i shërbejnë Bamir Topit drejt krijimit të një force të re të djathë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë