Futboll

Francë, pezullohet 5 vjet futbollisti, i kafshoi penisin kundërshtarit

Një lojtar amator është pezulluar për pesë vjet nga liga lokale në Francën lindore pasi kishte kafshuar një prej kundërshtarëve të tij gjatë një përleshjeje pas ndeshjes. Ngjarja ndodhi pas një ndeshjeje në divizionin e dytë midis Terville dhe Soetrich, më 17 nëntor. Sipas mediave në Lorrene, dy lojtarët e skuadrave kundërshtare  filluan të rrihen dhe atyre iu bashkua një tjetër lojtar nga skuadra e Terville-s në përpjekje për t’i ndarë. Lojtari i Soetrich, u përgjigj duke i kafshuar penisin personit që ndërhyri për t’i ndarë. Viktimës iu deshën 10 qepje dhe katër ditë leje nga puna.

Për shkak se 'çështja ishte mjaft origjinale', komiteti disiplinor thirri një ekspert përpara se të vendoste të pezullonte lojtarin e Soetrich për pesë vjet. Nga ana tjetër, lojtari i dëmtuar i skuadrës së Terville u pezullua për gjashtë muaj.

Ndeshja përfundoi në një barazim 1-1, që do t’i jepte Terville-s pikën e parë të sezonit por ata u ndëshkuan me heqjen dy pikëve dhe gjobë 200 euro për mos përmbushjen e detyrimeve të tyre të sigurisë si mikpritëse dhe për mungesën e reagimit nga zyrtarët e klubit kur shpërtheu sherri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë