Taksa

Franca shkurton taksat për të mbështetur qëndrimin e Macron

Stacy Meichtry-Vlerësimi për Presidentin Emmanuel Macron ka rënë në muajt e fundit. Qeveria franceze ka bërë publike të hënën planin e shkurtimit në masë të taksave, pasi ajo po kërkon të ringjallë mbështetjen e publikut për presidentin Emmanuel Macron dhe gjithashtu përpjekjet e tij për të përmirësuar ekonominë e Francës.

Z. Macron po përpiqet të stimulojë ekonominë pa nënvlerësuar zotimin e tij për ta bërë Francën një model të disiplinave fiskale brenda Bashkimit Europian.

Buxheti i 2019-ës, i publikuar të hënën nga qeveria, përmbante një sërë shkurtimesh në taksa; në taksën e banesës dhe pagave, që sipas qeverisë përbëjnë 6 miliard euro (7,052 miliard dollarë) kursime për kontribuesit. Sipas Qeverisë, parashikohet që defiçiti i Francës do të arrijë 2,8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2019-ën, duke e vendosur vendinpranë limitit të BE-së për defiçitin që është 3% e PBB.

Që kur hyri në zyrë vitin e kaluar, Z. Macron e pozicionoi veten si një prej liderëve të paktë në Europë i gatshëm për të kërkuar rishikime brenda në shtëpi dhe në BE për çështje që kanë të bëjnë me forcimin e eurozonës.

Por një agjendë e tillë, është nën presion pas një vere të nxehtë të politike të cilat ndikuan se mbështetja ndaj presidentit të binte në minimumin historik. Z. Macron po lufton për të ngushtuar pasojat e një skandali që nisi kur një staf presidencial u filmua tek ngacmonte manifestuesit ndërsa mbante veshur pajisje policore. Kohët e fundit, Z. Macron ishte verbuar nga dorëheqja e Nicolas Hulot, një person i dashur i majtë nga koalicioni i tij politik, i cili shërbeu si ministër i mjedisit.

Një sondazh ku janë marrë në pyetje 1,964 njerëz nga Ifop javën e kaluar zbuloi se 29% e mbështesnin presidentin krahasuar me 34% të mbështetësve të presidentit në muajin gusht dhe 50% që e kanë mbështetur atë në fillim të vitit.

Rënia e popullaritetit po teston kohezionin e lëvizjes politike që e bëri Z. Macron të ngjitet në zyrën presidenciale në pranverë të 2017-ës. Ndërsa Z. Macron mmban një mazhorancë të komanduar në parlament, shumë prej ndjekësve të tij ish anëtarë të Partisë Socialiste të cilët i frikësohen agjendës pro biznes së Presidentit duke menduar që do të ulë mbështetjen e të majtës.

I njëjti sondazh i Ifop rezultoi që vetëm 21%  e njerëzve të cilët janë klasë punëtore thanë se  mbështesin ende Z. Macron, krahasimisht me 25% në Gusht. Mbështetja në radhët e Partisë së Gjelbër ka rënë në 25% nga 37%. Ndërsa një ngadalësim në rritjen ekonomike po ngushton marzhin e Z. Macron për të manovruar.

Qeveria tha të hënën se pret që ekonomia të rritet me 1.7% në 2019. Kjo është një qershi mbi tortë përpos çështjeve të tjera me të cilat Z. Macron duhet të merret , përfshirë këtu reduktimet e shpenzimeve  të fryra në transportin publik dhe shkurtimin e taksave të koorporatave. Këto hapa, janë shprehur lidera të biznesit, janë thelbësore për kompanitë për të rritur punësimin.

Në presidencën e hershme të Z. Macron një nxitje në rritjen ekonomike ndihmoi për të shkundur Francën. Presidenti paralajmëroi atëherë opozitën në parlament, kur miratoi ndryshimet, duke përfshirë një dekret që hoqi mbrojtjen e punëtorëve që sipas tij ishte përgjegjës për papunësinë kronike të lartë të Francës. Z. Macron në kohën kur u zgjodh qeverisi gjithashtu si një lider mbi tensionet politike, duke krahasuar zyrën e tij presidenciale me Jupiterin—mbretin e të mirave sipas mitologjisë Romake.

Kundërshtarët e tij në Parlament dhe në media u përgjigjën duke e quajtur atë “presidenti i të pasurve.”  Epiteti u përmbys, kur Z. Macron publikoi këtë fillimvere një paketë shpenzimesh për të varfrit, deklarata e tij u harrua shpejt nga pamjet e fundit televizive të presidentit që bisedonte me një kopështar të papunë dhe e këshillonte se si të gjente punë. *Burimi: Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë