Bota

Franca miraton vaksinën AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç

Qeveria franceze thotë se njerëzit e moshuar me sëmundje të tjera shoqëruese tani mund të marrin vaksinën AstraZeneca Covid-19.
"Njerëzit e prekur nga bashkë-sëmundjet mund të vaksinohen me AstraZeneca, duke përfshirë ata të moshës midis 65 dhe 74," tha ministri i shëndetësisë.
Muajin e kaluar Franca miratoi përdorimin e vaksinës vetëm për personat nën-65 vjeç, duke përmendur mungesën e të dhënave për njerëzit e moshuar. Që nga ajo kohë studimet kanë treguar që vaksina është shumë efektive tek të moshuarit.
Vaksina Oxford-AstraZeneca përdoret gjerësisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, por disa vende të BE-së ende po e kufizojnë atë për personat nën 65 vjeç, përfshirë Gjermaninë. Rregullatori i BE-së për barnat e ka miratuar atë për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij. Në një zhvillim të mëtejshëm, komisioni i imunizimit të Kanadasë të hënën nuk e këshilloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca mbi 65 vjeç, duke thënë se të dhënat e provave klinike për atë grup moshë ishin shumë të kufizuara.
Më herët në janar Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vaksina AstraZeneca ishte "pothuajse joefektive" për grupmoshat më të vjetra. Por pas një takimi të Këshillit Evropian të Premten, ai tha se nëse do t’i ofrohej vaksina AstraZneca padyshim që do ta bënte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë