Lajme

Fotot e shumta shkatërrojnë memorien tuaj

Shumica e njerëzve mendojnë se shkrepja e fotove dhe publikimi i tyre në rrjete sociale do t'i ndihmojë të memorizojnë momente të caktuar. Por doktori Dr. Travis Stork pjesë e grupit The Doctors, thotë se një studim i ri ka zbuluar se fotografitë e shumta dëmtojnë aftësinë tuaj për të kujtuar një ngjarje të caktuar.

Ndërsa Dr. Sonia Batra vë në dukje se ekziston një term për këtë - " mungesë përqendrimi". Ideja është që ju jeni shumë më i përfshirë në procesin e marrjes së fotos dhe truri juaj nuk e përpunon si një kujtim. Dr. Batra thekson se është një kujtesë e këndshme për prindërit që po përpiqen të dokumentojnë çdo lëvizje të fëmijës së tyre. Ndoshta është koha që ne të gjithë ta vendosim telefonin celular diku dhe të përqendrohemi tek momentet me të vërtetë të rëndësishme.

Është vlerësuar që shpenzojmë deri në 5 orë në ditë në pajisjet tona mobile.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë