Politike

Fotot / Dy kuvendet u mblodhën, por grupi i PD mbetet i ndarë

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë vuri në pah edhe ndarjen e grupit parlamentar të PD-së, paçka se Enkelejd Alibeaj mbajti fjalën në emër të grupit duke përcjellë një qëndrim përbashkues të PD-së në raport me marrëdhëniet e saj më Kosovën.

Secila zyrë e shtypit ka përcjellë fotot me takime individuale të ndara.

Në njërën anë dallonte prania e Lulzim Bashës dhe komunikimet e Jorida Tabakut me përfaqësues të grupit parlamentar të Kosovës dhe në anën tjetër Berisha nga mbërritja në Kuvend, më pas ‘vizita’ e tij pranë stendave duke lëshuar ndonjë kunj për Edi Ramën e deri tek largimi nga salla e Kuvendit dhe deklarata mbajtur jashtë ambienteve për mediat. Nga salla u largua ai dhe disa deputete te Rithemelimit. E kunderta me pjesen tjeter ne PD


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë