Njerez

Fotolajm / Çfarë presin qytetarët e Kosovës nga Albin Kurti

Pritshmëritë që kanë qytetarët e Kosovës nga Qeveria e re, e sidomos nga kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmblidhen më së miri në këtë foto.

“Albin ta prum ditën, na sjell dritën”, shkruan ky i moshuar në pankartën që mban në dorë pas shpalljes së rezultateve paraprake nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku Vetëvendosje renditej parti e parë.

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë rënë dakort parimisht që të qeverisin bashkë. Sa i takon postit të kryeministrit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë rënë dakort që ky post t’i kalojë partisë që merr me shumë vota pas shpalljes zyrtare të rezultatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë