Lajme

Karikatura e ditës: Si po “vizatohen” kufijtë e Kosovës

Gazeta e njohur europiane “Politico.Eu” ka publikuar një karikaturë tronditëse të ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe Serbisë.

Beogradi dhe Prishtina planifikojnë të shkëmbejnë tre komuna të populluara nga shqiptarët në jug të Serbisë (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) dhe tre ose katër komuna të populluara kryesisht nga serbët në veri të Kosovës (Lipjan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Veriu i Mitrovicës).

Por shumë ekspertë perëndimorë kanë paralajmëruar se rezultati i vetëm i një vendimi të tillë do të ishte shpërthimi i një sërë konfliktesh të përgjakshme në të gjithë rajonin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë