Media Galeri

Fotografia e vitit

Fotografia e vitit në konkursin e 64 vjetor të fotografive është shpallur një fotografi e bërë në Sao Paulo, Bazil në një shtëpi kujdesi të moshuarish. Rosa Luzia Lunardi, 85 vjeçe, përqafohet nga infermierja Adriana Silva da Costa Souza më 5 gusht 2020. Ky ishte përqafimi i parë që Rosa kishte marrë në pesë muaj. Në mars, shtëpitë e kujdesit në të gjithë Brazilin kishin mbyllur dyert e tyre për të gjithë vizitorët për shkak të Covid-19. Kujdestarët u urdhëruan të mos kishin asnjë kontakt me të moshuarit. Në shtëpinë “Viva Bem” kujdestarët shpikën “perden e përqafimit” e cila i lejoi njerëzit të përqafonin njëri-tjetrin edhe një herë.

Këtu ka disa nga imazhet fituese, në kategori të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë