Kuriozitete

Fotografi fshin fotot e dasmës sepse… nuk i dhanë ushqim

Një fotograf ka hapur një debat në mediat sociale pasi pyeti nëse kishte bërë gabim që kishte fshirë fotot e dasmës së një çifti pasi ato nuk pranuan t’i jepnin për të ngrënë në drekë.

Dilema u përshkrua në detaje në një postim në Reddit (Uebfaqe diskutimi) nga një person i cili shpjegoi se fotografi dhe shoku i tij në të vërtetë nuk ishin fotografë, thjesht ishin pyetur nga një shok nëse mund të jenë fotografë në dasmën e tij.

Sipas tij, çifti po kërkonte të kursente para dhe iu kishin thënë dy fotografëve që nuk do ta kishin problem nëse fotot nuk do ishin perfekte.

"Ata nuk donin të harxhonin para dhe unë pranova të shkoja për 250 dollarë, që nuk është asgjë për një dasëm 10 orë”, tha fotografi.

Në ditën e dasmës, ata ndoqën nusen në takime të ndryshme për të bërë fotografi dhe më pas shkrepën fotografi gjatë ceremonisë, pritjes dhe fjalimeve.

Sidoqoftë, kur erdhi koha për të shërbyer ushqimin, rreth dy orë para se të mbaronin fotografimin e dasmës, fotografi tha se atyre iu tha se nuk mund të ndalonin për të ngrënë, e as nuk u ruajtën një vend në tryezë për to.

“Fillova gjatë orës 11 të mëngjesit dhe duhej të përfundoja rreth orës 19:30. Rreth orës 5 pasdite, të ftuarit filluan të hanë ndërsa mua më thanë që nuk mund të ndalem sepse duhej të bëja fotografitë. Isha shumë i lodhur", shkruan fotografi.

Në atë moment, ata i thanë dhëndrit se duhej të bënin një pushim 20-minutësh që të paktën të pijnë dicka pasi nuk kishin as ujë. Dëndri iu tha se duhej të vazhdonin të bënin fotografi nëse donin që të merrnin pagesën.

"Me nerva, të qenit i uritur, në përgjithësi i mërzitur nga rrethanat, e pyeta nëse ishte i sigurt, dhe ai tha po, kështu që fshiva të gjitha fotot që bëra para tij", vazhdoi fotografi, duke shtuar se ai bashkë me shokun e tij u larguan pasi I thanë dhëndrit se nuk kishin asnjë fotografi.

Ai tha gjithashtu se "Nëse do të paguhesha 250 dollarë, sinqerisht në atë pikë do të kisha paguar 250 dollarë vetëm për një gotë ujë të ftohtë dhe për t'u ulur diku për pesë minuta".

Përdoruesi i Reddit përfundoi postimin duke pyetur nëse ata kanë vepruar gabim apo jo.

Postimi, i cili është votuar më shumë se 29,000 herë, që atëherë është bërë viral në mediat sociale, duke bërë që mijëra njerëz të japin mendimin e tyre.

Në Reddit, shumica e përdoruesve ishin dakord se gabim ishte çifti, me një person që shkruante se edhe fotografët që paguhen shumë mirë iu jepet ushqim dhe pushim.

Të tjerë i mbështetën duke thënë se ato po i shfrytëzonin dhe fotografi me shokun e tij bënë mirë që u larguan duke i lënë pa asnjë fotografi dasme.

Në Tëitter, disa thanë se veprimi i tyre është pa ndonjë rëndësi duke qenë se të ftuarit duhet të kenë bërë me mijëra foto.

Sipas një personi tjetër, fotografi nuk duhet të kishte fshirë fotot port ë ishte larguar dhe t’i kishte thënë dhëndrit se cmimi i fotografive ishte trefishuar.

Çmimet e fotografive së dasmave zakonisht ndryshojnë nga 1,000 dollarë në 10,000 dollarë në Amerikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë