Pas shiut që na shoqëroi gjatë gjithë pranverës, më në fund temperaturat pësuan rritje të ndjeshme, duke bërë që të ndiejmë menjëherë të nxehtin e verës.
Vapa dhe zagushia e këtyre ditëve ka bërë që shumë njerëz të dalin dhe të “lahen” në sheshin Skënderbej.
Siç duket nga këto foto, shumë fëmijë të shoqëruar edhe nga prindërit po “lahen” nga uji i shatërvanëve, duke shpëtuar në këtë mënyrë nga vapa, por për fëmijët shërben edhe si një moment argëtimi…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.