Klubi i Partizanit është kampion edhe jashtë fushe. Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve jetimë, klubi i kuq ka pritur në ambientet e kompleksit “Football Republic”, ku stërvitet çdo ditë, një grup fëmijësh jetimë nga kryeqyteti. Një event special për këtë grup fëmijësh, të cilët kanë kaluar disa momente të bukura me kampionët e Superiores. I pranishëm, veç grupit të futbollistëve dhe stafit teknik të Partizanit, ishte edhe drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama. Aktiviteti është organizuar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar.
Lojtarët e Partizanit kanë organizuar disa lojëra me fëmijët dhe janë përpjekur të “injektojnë” tek ata dëshirën për t’u marrë sa më shumë me sport. Në fund edhe dhurata për fëmijët, fanella të Partizanit dhe topa futbolli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.