Lajme

Foto mahnitëse të Hënës nga oborri i shtëpisë

Disa fotografi mahnitëse të Hënës dhe Rrugës së Qumështit janë kapur nga një astronom amator nga kopshti i tij, në Essex të Britanisë së Madhe.

37 vjeçari David Glaudzin shpesh kalon orë të tëra në të ftohtin e natës duke përdorur kamerën e tij digjitale me një lente refleksi dhe një teleskop për të kapur shkrepjen e përsosur.

Në fotot e tij, ai ka kapur Mjegullnaja Orion dhe Diellin dhe Galaksinë Andromeda që shtrihet rreth 2.5 milion vjet dritë nga Toka. Një nga specialitetet e Glaudzin është fotografimi Hënës në detaje mahnitëse.

Për të shmangur smogun, ai fotografon nga një fshat në Essex për të siguruar.
Në një sekuencë mahnitëse ai fotografoi Hënën duke u ngritur mbi horizontin e Tokës nga rrënojat e Kalasë Hadleigh.

Për të realizuar këtë imazh, David bëri një seri fotosh gjatë tre orëve që ai pastaj i kombinoi për të treguar Hënën që ngrihej në qiellin e natës.

Glaudzin punon për një kompani sigurimesh por është shumë i apasiouar pas hapësirës.

"Drita mund të jetë një problem, kështu që unë do të shkoj në fshat për të bërë foton perfekte," shtoi ai. "Shumica e këtyre fotove realizohen nga kopshti tim", shton ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë