Gazeta Si - Qyteti i Korçës është zbardhur nga dëbora mëngjesin e kësaj të marte. Reshjet e dëborës në Qarkun Korçë kanë nisur rreth orës 07:30 të mëngjesit dhe ato kanë zbritur më ulët se zakonisht.
Temperatura maksimale në Qarkun Korçë është 3 gradë Celsius, ndërkohë që moti është i vrenjtur.
Në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të Qafë Plloçës, kontraktorët po kriposin rrugën, pasi është përfshirë nga reshjet.
Ndërkohë, e marta nuk ka sjellë reduktim të hartës së përmbytjeve në Bashkinë Shkodër, duke bërë që sipërfaqja e përmbytur të jetë e njëjtë me atë të djeshme, 1020 hektarë nën ujë.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit, 1000 hektarë tokë janë të përmbytura, ndërsa në Njësinë Administrative Dajç janë 20 hektarë tokë bujqësore e përmbytur.
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 5.60 m, e pandryshuar me ditën e djeshme (kuota maksimale 7.50 m).
Niveli i liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 8.10 m, e pandryshuar me atë të djeshme (kuota maksimale 8.70 m).
Rruga e Obotit ka prezencë uji 15 cm, me vështirësi kalohet edhe me mjete të ulëta. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.