Njerez

FOTO/ Jaht i ri përrallor i Rafael Nadal, një vilë mbi ujë!

"Nuk është sekret që e dua shumë detin", - deklaroi pak kohë më parë tenisti i famshëm, Rafael Nadal. Spanjolli, pasi shiti jahtin "Beethoven", i bëri vetes një dhuratë vërtet përrallore, jahtin "Sunreef 80 Power".

Tenisti nga Majorka do ta shijojë këtë mrekulli të projektuar me një seri komoditetesh të jashtëzakonshme në vitin 2020. Ekzemplari i parë i “Sunreef 80 Power” do të prezantohet në “Monaco Yacht Festival”, që do të mbahet në muajin shtator. I gjatë 24 metra, jahti i kampionit spanjoll do të ketë një garazh shumë të gjerë, që të transportojë gomone dhe motorë uji. Brenda jahtit do të ketë edhe një xhakuzi, bare të ndryshme, pishinë termale, palestër dhe shumë gjëra të tjera. Një vilë e vërtet mbi ujë për Rafael Nadal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë