Drejtësia

Foto / I dyshuar për vrasjen e kunatit të Gentian Bejtjes, ‘arrest me burg’ për Valter Bamin

Gazeta Si- Valter Bami, i arrestuar si i dyshuar në vrasjen e kunatit të Gentjan Bejtes në Larushk një javë më parë, është lënë me masën e sigurisë "arrest me burg" nga gjykata këtë të hënë.

Edhe pse i dyshuar kryesor për shkak të gjurmëve të barutit të gjetura në duar ditën e arrestimit, ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje.

"Në dorën e tij janë gjetur mikrogrimca baruti. Dorëzuam provat se ai ka një armë sportive me leje prej tre vitesh. Klienti im shpjegoi se në orën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në shtëpinë e tij, me fëmijët dhe nënën e tij, -" tha avokati i tij.

Arrestimi i tij erdhi pas rezultatit të analizave kimike nga policia shkencore që zbuloi mbetje baruti në kyçin e dorës së majtë.

Por avokati i 37-vjeçarët ka dhënë një alibi për këtë fakt.

Sipas mbrojtësit ligjor, baruti i gjetur në dorën e Bamit është si pasojë e një arme sportive që vetë Bami disponon prej 3 vitesh.

Ai tregon se Bami kryen disa herë qitje dhe se gjurmët e barutit mund të kenë ardhur prej armës që 37-vjeçari e ka me leje.

Valter Bami ishte një nga 3 personat e parë që morën në pyetje nga policia si persona që mund të kishin dijeni për atentatin fill pas mesnate në oborrin e banesës së Gentjan Bejtjes. Për këtë ngjarje policia vijon hetimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve, që dyshohet se ishin 3 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë