Lajme

Foto galeri/Shembja e Teatrit Kombëtar, përplasje mes protestuesve dhe Policisë

Protesta te Teatri Kombëtar ka degraduar në përplasje fizike mes qytetarëve dhe policisë.

Protestuesit kanë shkulur e thyer me forcë gardhet metalike, ndërsa uniformat blu janë lidhur gardh me njëri-tjetrin për të mos lejuar kalimin e qytetarëve.

Mes protestuesve janë edhe ish-deputetët të opozitës, artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka reaguar pas përplasjeve me aktivistët të cilët kundërshtojnë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit thotë se janë shoqëruar 37 persona të cilët kundërshtuan apo tentuan të pengonin autoritetet për zbatimin e prishjes së ndërtesës së teatrit.

Policia thotë se qytetarët duhet të shmangin grumbullimet, pasi janë të ndaluara tubimet bazuar në aktin normativ në kuadër të masave kundër koronavirusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë