Histori

Foto galeri- Arratisje në bunkerë

Nuk ka ditë që në Tiranë të mos shohim grupet turistësh të huaj që ndalen përballë vilës së Enver Hoxhës në ish-Bllok. Kurioziteti për të kaluarën dhe gjurmët që ajo ka lënë është i madh.

Në mediat e huaja, por edhe në blogje të ndryshme, lexojmë gjithmonë e më shpesh për Shqipërinë turistike  dhe një nga atraksionet më të mëdha për të huaj por edhe vendasit duket se janë tanimë bunkerët e lënë në harresë,

Sipas shumë faqeve turistike, një ndër arsyet për të vizituar Shqipërinë janë edhe rreth 700.000 bunkerët e vegjël që kanë mbushur fshatrat, në vende që kurrë nuk do të mendohej se ishin në rrezik sulmi.

“Në mbi 20 vjet 175,000 bunkerë prej betoni u ndërtuan në të gjithë Shqipërinë, duke pushtuar bregdet dhe liqenet, duke ruajtur kalimet malore, kufijtë, tokat bujqësore dhe qytetet - me shpenzime dhe përpjekje të mëdha. Sidoqoftë, këta bunkerë nuk u përdorën kurrë. Në vitet e fundit, disa nga strukturat e përdorura janë konvertuar në hostele, shtëpi apo muze duke u shndërruar në një atraksion më vete oër turistët”, shkruhet në një reportazh të gazetës së njohur amerikane The Atlantic”. “Është një vend i injoruar ende nga turistët, një parajsë e fshehtë, përballë Italisë, midis Greqisë dhe Malit të Zi: Shqipëria. Ujërat kristal të qartë, peizazhet malore dhe natyra e ruajtur. Për të kujtuar këtë periudhë të historisë ushtarake dhe jetën e përditshme të njerëzve, u ndërtua një bunker muze BUNK’ART 2 pranë zonës së këmbësorëve të Tiranës, e cila rindërton ngjarjet e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë nga viti 1912 deri në 1991 dhe zbulon sekretet dhe tmerret e saj”,shton gazeta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë