Piloti i avionit të kompanisë Chair, i linjës Zyrih- Prishtinë ka bërë simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës, si shenjë përkrahjeje për situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit.
Lajmin e jep Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës (ASHNA) e cila publikon dhe fotot dixhitale të simbolit të zemrës, e bërë nga piloti i linjës Zyrih- Prishtinë.
“E jashtëzakonshme ne Hapesiren Ajrore të Republikës së Kosovës!
Sot më kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror, aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih - Prishtinë bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës si shenjë përkrahjeje për vendin tonë në këto momente të vështira për gjithë në, si rrjedhojë e virusit Covid-19.
ASHNA dhe personeli i saj, Kontrollorët e Trafikut Ajror, Inxhinierët e pajisjeve aeronautike, Meteorologët aeronautikë dhe Zyrtarët e Informacionit Aeronautik vazhdojnë në ofrojnë shërbimet e tyre për të mbajtur hapur të vetmen portë të Kosovës me botën.
Urojmë që së shpejti në njërin nga këta aeroplanë që po vijnë në Kosovë, të vijë edhe vaksina e ilaçet për të mposhtur këtë armik të padukshëm”, njofton ASHNA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.