Lajme

Foto e Ditës-Kur Rama dhe Xhafaj ishin bashkë

Paraditen e së shtunës, kryeministri Rama ka bërë të ditur në rrjetet sociale se ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj , ndërsa ka emëruar ministrin e ri, gjeneralin Sandër Lleshi. Kjo dorëheqje erdhi pas serisë së akuzave nga Opozita se vëllai i tashmë ish-ministrit Xhafaj, ishte i implikuar në trafikun e drogës dhe madje i dënuar në shtetin fqinj, Itali për trafik ndërkombëtar droge, në vitin 2008, ndërsa u publikuan edhe videot ku pretendohej përfshirja e Agron Xhafajt në pazare droge, tashmë të njohura si  çështja “Babalja”. Megjithëse ministri i mohoi akuzat e ngritura nga opozita, vëllai i tij në një letër publike deklaronte se do i dorëzohej autoriteteve italiane për të ekzekutuar vendimin e dënimit penal ndaj tij, edhe pse ngulmonte se ndaj tij nuk kishte pasur asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzekutuar këtë vendim dhe se ai nuk kishte qenë në kërkim. Dorëheqja e ministrit Xhafaj vjen një javë pas aksionit të policisë që pasuan pasditen e së dielës me arrestime të anëtarëve të grupit kriminal “Avdylaj”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë