Lajme

Foto dite/ Shihni çfarë bëhet në Zyrat Vendore të Arsimit Tiranë

Partia Demokratike ka publikuar foto nga Zyra Vendore e Arsimit, Tiranë ku shihet radhe e gjatë e prindërve për të regjistruar fëmijët në shkollë, pa respektuar asnjë masë ndaj Covid-19.

 Albana Vokshi që publikoi fotot në Facebook shkruan se kjo është papërgjegjshmëri e Zyrës Arsimore Tiranë që nuk ka marrë masat e duhura për të shmangur një kaos të tillë.  

Foto nga Zyra Vendore e Arsimit Tirane

“Foto nga Zyra Vendore Arsimit, Tiranë. Prindër të detyruar të presin me orë në radhë për të regjistruar fëmijët në shkollë. Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.

Ndryshimet në Kodi Penal dënojnë me burg çdokënd që me qëllim apo nga pakujdesia përhap COVID19.

Pse Prokuroria nuk vepron??”, shkruan Vokshi në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë