Humor

Foto dite/ E mbyllin tatimet, njofton koncert live

Prej ditësh qeveria ka nisur një aksion të gjerë kundër informalitetit në bregdet, duke mbyllur një sërë hotelesh dhe restorantesh.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri Edi Rama tregoi një foto të hotel “Tragjasit” në Vlorë, duke thënë se Tatimet e kishin mbyllur. “Koka bën koka pëson dhe nuk thotë kot populli, Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë”, shkruante ndër të tjera Rama.

Por dy javë pas këtij njoftimi, hoteli njofton se është duke organizuar një koncert live me këngëtarët e njohur të muzikës popullore, Manjola dhe Jurgen Nallbani.

Po ashtu më 5 gusht këngëtari i muzikës popullore Hysni Alushi postoi një foto ku lajmëronte se në mbrëmje do ishte në hotel “Tragjasi”. Sërish Alushi me anë të disa videove, tregoi se kishte shkuar në hotel “Tragjasi” dhe kishte kënduar sipas programit, dhe ky hotel nuk ishte mbyllur vërtet nga Tatimorët.

Fottgrafi nga poster i hotel "Tragjasit" që njofton mbajtjen e një koncerti me këngëtarë të muzikës popullore shqiptare, Gazeta Si, 15 gusht 2019

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë