Arsim

Foto dhe video / Viti i ri akademik i pazakontë, mes mësimit dhe bojkotit të pedagogëve

Sot në vend ka nisur i pazakontë viti i ri akademik, ku në disa universitete është parashikuar të protestohet për të paktën dy orë, ndërsa në të tjera mësimi po vijon normalisht.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve paralajmëroi dy ditë më parë se do të përshkallëzojë protestat, për shkak se nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar ndaj kërkesave të saj. Protesta do të mbahet për dy orë, nga ora 10:00 deri në mesditë.

Nga fotot e sigururara nga Gazetasi.al shihet se procesi i mësimit është zhvilluar normalisht deri në orën 10:00  në disa universitete, si ai i “Politeknikut”, “Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë”, i “Ekonomisë”, ku janë bërë edhe prezantimet për studentët e rinj.

Sindikata ka refuzuar propozimin e qeverisë për rritjen me 15% të pagave, 7% të përballuar nga qeveria dhe 8% nga buxheti i vetë universiteteve. Pedagogët kërkojnë rritje të rrogës më 50% brenda dy viteve. Por bojkotit nuk do t’i bashkohet Universiteti i Mjekësisë dhe ai Bujqësor.

Të dielën, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, injoroi paralajmërimin për protesta dhe uroi të gjithë pedagogët për nisjen e vitit të ri.

“Ky vit i ri akademik përkon me një situatë të vështirë, kur e gjithë bota, përfshirë edhe Shqipërinë, po vuan pasojat e një krize të shkaktuar nga lufta në Ukrainë”, tha Kushi në mesazhin e saj dhe se qeveria shqiptare ka ofruar “ofruar përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale për studentët që zgjedhin programet prioritare, ata që kanë rezultate të shkëlqyera, si dhe studentët fitues në olimpiada ndërkombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë