Futboll

Foto dhe video/ Tirana mbuluar me ngjyra, tifozët në festë

Tiranë po futet në zonën e nxehtë të etheve të ndeshjes. Të mërkurën mbahet për herë të parë në Shqipëri finalja e Conference League. Në stadiumin “Air Albania” do të përballet skuadra italiane e Romës dhe ekipi i Feyenoord të Holandës.

Tirana është veshur me ngjyra ndërsa kanë filluar festimet nga tifozët e dy skuadrave të huaja.

Ashtu siç është paralajmëruar, zgjatimi nga Ministria e Brendshme në drejtim të qendrës, do të jetë e kushtuar për tifozët e Feyenoord. Sheshi Skënderbej do të përshtatet për tifozët e asnjërës palë, ndërsa Amfiteatri te Liqeni Artificial do jetë në dispozicion të tifozerisë romane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë