Njerez

FOTO/ Bekham blen shtëpinë më të shtrenjtë në botë në Majemi

Dejvid Bekham do më të mirën për familjen e tij dhe nuk kursen asgjë. Ish-futbollisti i famshëm anglez po blen një shtëpi të re në Majemi, pasi është pronari i skuadrës Inter Majemi, që do të debutojë në kampionatin amerikan (MLS). Bekhamit i duhej një apartament në Florida dhe ka vendosur të blejë shtëpinë më të shtrenjtë në botë.

Shtëpia ndodhet në zonën më të shtrenjtë të qytetit, në “One Thousand Museum”, është grataçela e fundit e ndërtuar nga “Zaha Hadid”. Një grataçelë me 62 kate, 215 metra e lartë, ka tarraca spektakolare dhe një pishinë të lidhur direkt me plazhin e Majemit. Vlera e kësaj shtëpie shkon në 45 milionë dollarë, rreth 40 milionë euro. Një shifër që nuk është shpenzuar kurrë për një shtëpi dhe që do të regjistronte një rekord. Bekham nuk e ka aspak problem të bëjë shpenzime të tilla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë