Ka ndodhur

Aksident edhe në autostradën Tiranë-Durrës për një parakalim të gabuar?

Gazeta Si - Një tjetër aksident është regjistruar këtë të hënë në autostradat shqiptare, pas dy rasteve të ndodhura në Rrugën e Kombit dhe ksin nacional Librazhd-Prrenjas.

Policia thotë se dy makina janë përplasur në superstradën Tiranë-Durrës, ku në aksident janë përfshirë një makinë tip "BMW" dhe një automjet tip “Opel”.

Sipas burimeve paraprake, shkak ka qenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve, ndërkohë raportohet se drejtuesit e makinave kanë pësuar dëmtime të lehta.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë