Lajme

Forumi i Trashëgimisë Kulturore: Kalatë e Shqipërisë në duart e OJF-ve inkompetente

Forumi i Trashëgiminë Kulturore akuzon qeverinë se restaurimi i objekteve të trashëgimisë në vend pas dëmtimeve që kanë pësuar nga tërmeti i 16 nëntroit 2019, ia ka lënë në dorë shoqtave inkompetente.

Sipas Forumit bëhet fjalë për kullën Bizantine në Durrës e mandej për për Kullën e dëmtuar në kalalnë e Krujës dhe atë në kalanë e Prezës.

Pas më shumë se gjashtë muajsh braktisjeje, deklaron Forumi, ditët e fundit ka nisur puna për restaurimin e kullës bizantine që është rrëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.

Punimet aktualisht po i kryen organizata jofitimprurëse “CHwB” Albania e arkitektes boshnjake, znj. Lejla Hadxhixh-Pesha. E cila, siç thotë Forumi i Trashëgiminë Kulturore në një njoftim për shtyp, është e njohur në Shqipëri për restaurimin skandaloz të hamamit të Krujës.

Hamami i Krujës, gazeta "Si", 31 maj 2020

“Pasi u harxhuan 84 mijë euro për një godinë relativisht modeste në sipërfaqe, monumenti në kalanë e Krujës jo vetëm që humbi cdo vlerë historike, por dhe u përmbyt me shirat e parë që ranë. Hamami i Krujës i shpallur si një kryevepër restaurimi nga Ministrja Kumbaro nuk vizitohet më dhe tashmë është harruar. Përvec murit të Durrësit, mësohet se Ministria e Kultures dhe Instituti i Monumenteve po i japin për të restauruar kësaj OJF-je edhe kullën e dëmtuar në kalanë e Krujës si dhe kullën në kalanë e Prezës.”- citon Forumi, i cili ngre disa pyetje:

Përse Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk e ndërmer vetë të gjithë operacionin e restaurimit të këtyre monumenteve përderisa fondet po sigurohen nga ambasadat e huaja si ndihmë për trashëgiminë e Shqipërisë dhe jo për të fuqizuar OJF-të dhe shoqërinë civile?

Përse znj. Dollani që vazhdon të jetë në krye të IMK autorizon një OJF dhe një arkitekte që është kritikuar disa herë publikisht nga specialistët për transformim të monumenteve ?

Nëse një institucion publik që ligjërisht duhet të mbrojë dhe të restaurojë monumentet tona ia jep ato OJF-ve si mund të garantojë standartin e kërkuar nga Karta e Venecias të pranuar edhe nga Shqipëria?

Rasti i hamamit të Krujës apo shtëpitë në Gjirokastër të restauruara nga kjo OFJ, për Forumin e Trashëgimisë Kulturore, tregojnë mjaft qartë se me shiun e parë këtyre OJF-ve u del boja.

Së dyti, sipas Forumit, znj. Dollani dhe IMK duhet të sqarojnë se cilët specialistë kanë përgatitur këto projekte restaurimi në Durrës dhe në kalatë e tjera të rëndësishme të vendit.

Deri tani sipas Forumit, ekziston informacioni, se projektet janë hartuar nga ekspertë që nuk kanë licensë për monumentet antiko-mesjetare dhe procedurat e ndjekura janë në shkelje të plotë ligjore.

Forumi bën me dije se këto pyetje do t’i drejtojë edhe në rrugë institucionale për të mos lejuar paudhësitë e mëtejshme të cilët i quan “ekspertëve pasticierë” që firmosin për shkatërrimin e monumenteve të trashëgimisë. ©Gazeta"Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë