Futboll

Formulë e re për Championsin nga viti 2024, shtohen 4 ndeshje

Ide të reja për reformimin e Champions League. UEFA e ECA (Shoqata Europiane e Klubeve) janë ende duke studiuar detajet e reformës, ku qëllimi është për të shtuar ndeshjet ndërkombëtare, në mënyrë që të shtohen të ardhurat. Një ide që është hedhur që pranverën e kaluar, por në fakt pritet të jenë 4 dhe jo 10 ndeshjet që do të shtohen në kompeticionin më të madh të klubeve në Europë.

“As” në Spanjë dhe “Times” në Angli shkruajnë se po shihet mundësia për të shtuar numrin e skuadrave pjesëmarrëse në fazën në grupe nga 32 në 36. Hipotezat në tavolinën e ECA-s dhe UEFA-s janë dy: grupe me nga 6 skuadra dhe jo me nga 4, me një kalendar prej 10 ndeshjesh, ose një fazë grupesh ekstra mes fazës së 1/8-ve dhe çerekfinaleve, 2 grupe me nga 4 skuadra, ku 2 të parat e çdo grupi kualifikohen për në gjysmëfinale.

Nga finalja e fundit e Championsit mes Liverpulit dhe Totenhemit. Gazeta Si, 17 janar 2020

Në variantin e parë, në fazën e 1/8-ve shkojnë 2 skuadrat më të mira të çdo grupi, plus 4 të tretat më të mira, për të vazhduar me skemën klasike me eliminim direkt, me ndeshje vajtje-ardhje deri në finale. Me skemën aktuale, dy skuadrat që shkojnë deri në finale luajnë 13 ndeshje në total, duke përjashtuar fazën paraeliminatore, kurse me formulën e re do të luajnë 17 ndeshje.

Një seri ndryshimesh që me siguri i pëlqejnë UEFA-s, me shumë mundësi edhe tifozëve, por që rrezikon të ngjeshë shumë kalendarin e kampionateve të ndryshme europiane. Për këtë arsye, ideja për ndryshimin e formatit të Championsit nuk është miratuar nga shumë federata, sidomos ajo angleze. Kjo e fundit kundërshton për faktin se “Carabao Cup” rrezikon shumë që të përbëhet vetëm nga skuadra që nuk marrin pjesë në Champions.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë