Motosport

Formula 1 zbarkon në Zanzibar, projekt 500 milionë euro për të pritur një garë

Gazeta Si – Ku doni të shkoni me pushime? Në Zanzibar? Mirë, duhet të dini se pas pak vitesh qetësia e ishullit mund të prishet ndonjë fundjavë nga zhurma e makinave të Formula 1. Lokaliteti i njohur afrikan mund të presë një garë të F.1. Për këtë projekt autoritetet lokale po punojnë prej 5 vitesh, sipas ‘Sportface’.

Bëhet fjalë për një projekt që parashikon një investim prej 500 milionë eurosh dhe që ka marrë miratimin nga qeveria. Mes mbështetësve kryesorë të këtij projekti është edhe ish-piloti i Formula 1, Xhankarlo Fizikela.

Pamje nga Zanzibari. Gazeta Si, 2 qershor 2023

“Jemi të lumtur dhe të nderuar të kemi bekimin e Presidentit të Zanzibarit dhe Presidentit të Këshillimit Revolucionar për të futur motorsportin në Zanzibar. Do të jetë një pikë kthese, jo vetëm për garimin, por sepse do të çojë Afrikën dhe Zanzibarin në skenën botërore të turizmit dhe shërbimeve”, - ka thënë për këtë mundësi Salim Turky, pjesëtar i parlamentit të Tanzanisë dhe zëdhënës i deleguar i projektit.

Për momentin gjithsesi nuk mund të flitet për datat e debutimit të këtij Çmimi të Madh të pazakontë në Zanzibar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë