Motosport

Formula 1, Toto Volf reagon ashpër ndaj FIA-s: E kanë kaluar vijën e kuqe

Gazeta Si – Drejtuesi kryesor i Mercedesit ka folur për hetimin që përfshinte atë dhe bashkëshorten e tij Susi. Nuk ka ikur ende nervozizmi dhe tërbimi i Toto Volf në lidhje me FIA-n (Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit).

FIA hapi një hetim për të dhe bashkëshorten e tij Susi në lidhje me dyshimet për një kalim informacionesh konfidenciale. Pavarësisht akuzave ndaj administrators së F1 Academy për kalimin e informacioneve të rezervuara burrit të saj, hetimi u mbyll me shpejtësi, duke e përkeqësuar edhe më tej situatën për drejtuesin e Mercedesit.

"Pas 10 vitesh si përgjegjës i një skuadre, kam kaluar shumë situata, por kjo histori ishte shokuese. Nëse jam unë në mes të ‘zjarrit’, nuk është fare një problem, di të dal, sepse jam i fortë. Por kur sulmon familjen time, është ndryshe, kalohet vija e kuqe - ka shpjeguar Volf në një intervistë për ‘Bild’, duke shtuar edhe fjalët e Ljuis Hemilton, i pranishëm në mbrëmjen e çmimeve të Formula 1.

– Është zhgënjyese që FIA ka vënë në dyshim integritetin e një lidere nga më të mirat që kemi pasur në sportin tonë, Susi Volf, pa prova. Pastaj ndjesa. Një situatë e papranueshme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë