Motosport

Formula 1, Pierr Gasli rinovon me Alpha Tauri deri në 2023-shin

Gazeta Si - Pierr Gasli është një njeri i besuar tek Alpha Tauri. Kjo skuderi nuk dëshiron të ndahet nga piloti francez dhe sapo ka rinovuar kontratën me të edhe për një vit.

Ish-piloti i Red Bull-it do të jetë i lidhur me Alpha Taurin të paktën deri në fund të 2023-shit. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë skuderia, drejtuesit e të cilës janë shumë entuziastë për këtë hap.

Edhe piloti 26-vjeçar, Pierr Gasli, është i lumtur për rinovimin. Pas firmës ai ka deklaruar: "Prej 5 vitesh bëj pjesë te kjo skuadër dhe jam krenar për udhëhtimin që kemi bërë së bashku. Po ashtu edhe për progresin tonë.

Jam shumë i kënaqur që do të qëndroj te skuadra ime Alpha Tauri. Normativat e reja të këtij viti kanë krijuar sfida të reja dhe planifikimi i zhvillimit të skuadrës për 18 muajt e ardhshëm është një bazë e mirë pune për të ardhmen”.

Gasli gjate nje gare. Gazeta Si, 24 qershor 2022

Eksperienca e Pierr Gasli tek Alpha Tauri fillon që prej vitit 2017, me një shkëputje të shkurtër për te Red Bull. Në 2019-ën francezi zëvendësoi Daniel Riçardon, por pas 12 garash u kthye te skuadra satelit (atëherë quhej Toro Roso).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë