Motosport

Formula 1/ Oskar Piastri rinovon me McLaren, ‘portokalli’ deri në vitin 2026

Gazeta Si – Kur kanë kaluar 2/3 e rrugëtimit të një sezoni që në fillim ka rezultuar më i vështirë nga sa ishte parashikuar, Oskar Piastri ka zgjatur kontratën me McLaren. Kontrata e tij e re skadon në fund të 2026-ës.

Pasi hyri te McLaren në fund të 2022-shit, me një kontratë plurienale në fund të një beteje ligjore me Alpine, piloti 22-vjeçar nga Melburni u ngjit në shkallën e dytë të podit në Sprint Race të Belgjikës, në fund të korrikut.

Oskar Piastri

Kampion i Formula Renault Eurocup në 2019-ën, i Formula 3 një vit më pas dhe Formula E në 2021-shin, Piastri do të përbëjë dyshen e McLaren bashkë me Lando Norris të paktën deri në fund të 2025-ës. Nga gara e radhës në Japoni e deri në fund të Botërorit, australiani ka detyrën të ngrejë nivelin në raport me shokun e skuadrës, që ka grumbulluar 97 pikë ndaj 42 të tij.

“Jam shumë entuziast që po zgjat bashkëpunimin me McLaren për shumë vite. Dua të luftoj për këtë skuadër dhe jam shumë i lumtur për vizionin dhe bazat që janë hedhur. Pritja dhe lidhjet që kam krijuar më bëjnë të ndihem si në shtëpi”, - ka thënë Piastri pas rinovimit të kontratës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë