Motosport

Formula 1/ Hamilton triumfon në Meksikë, në pod edhe Fetel

Piloti anglez i Mercedesit, Ljuis Hamilton, ka fituar “Çmimin e Madh” të Meksikës, falë një strategjie të mirëmenduar nga skuderia e tij. I dyti ka dalë piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Fetel.

Tashmë janë 83 sukseset e Ljuis Hamiltonit, i cili nuk ndalet kurrë. Edhe në Meksikë, në një garë shumë të vështirë kundër dy makinave Ferrari dhe një Red Bulli, ai ia ka dalë në mënyrën e vet. Një sukses i jashtëzakonshëm për 5 herë kampionin e botës, i cili nuk arriti të 6-tin, sepse Valteri Botas e mbylli garën në vend të tretë, pas Sebastian Fetel.

Vendi i katërt për Çarls Leklerk, i cili duhet thënë se u ndal nga strategjia e gabuar me dy ndalesa e vendosur nga skuderia nga Maranelo. Vendi i pestë dhe i gjashtë për “Red Bull”-in e Aleksandër Albon dhe Maks Vershtapen.

Renditja e garës së Meksikës. Gazeta Si, 27 tetor 2019

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë