Motosport

Formula 1, fotot e vjedhura të Schumacher, shiten për 1 milion stërlina

Spekulimet vazhdojnë të rrethojnë jetën e Michael Schumacher. Gjermani ndodhet prej 6 vitesh në një rehabilitim të vështirë, pas  aksidentit, më 29 dhjetor 2013, në Meribel (Francë). Sipas asaj që raporton tabloidi britanik “The Mirror”, disa fotografi të Schumi të përcaktuara si makabër, të vjedhura brenda shtëpisë së tij në Zvicër, ku po kryen rehabilitimin, janë ofruar në shitje për shumën e 1 milion stërlinave.

Për shtatë herë kampionin botëror të F1 do të ishte një shkelje shumë e rëndë e intimitetit, në shkelje të protokollit të konfidencialitetit të ngurtë dhe të rreptë të krijuar nga familja. Gruaja e Michael, Corinna, menjëherë ndërmori veprime për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e ish-pilotit të Ferrari dhe Mercedes, duke iu drejtuar avokatëve të tij dhe policisë zvicerane për të mos lejuar botimin e këtyre fotove, duke nxitur kështu spekulime të mëtejshme për kushtet reale.

Gjendja shëndetësore e Schumi mbetet e panjohur. Informacioni i vetëm mbetet buletini i lëshuar nga spitali në Grenoble, në ditët e para të shtrimit në këtë spital, 6 vite më parë, i cili raportonte për dëme të përhapura në tru. Që atëherë, shpresat dhe zhgënjimet janë alternuar, por pa dhënë asnjë informacion të saktë. Në shtator, Schumacher u transportua në fshehtësi, me një kordon sigurie të denjë për një kryetar shteti, në spitalin Georges Pompidou në Paris, për t'iu nënshtruar një trajtimi  të qelizave burimore, e praktikuar nga profesor Philippe Menasché, për të marrë një veprim "anti-inflamator sistematik".

Që prej aksidentit me ski, me kampionin që goditi fort me kokë shkëmbinjtë, lajmet për gjendjen e gjermanit janë veshur gjithmonë me mister. Schumi dihet që i është nënshtruar dy operacioneve, ka kaluar katër javë në gjendje kome artificiale dhe disa muaj në kujdes intensiv, duke lënë spitalin e Grenoble për spitalin Vaud në Lozanë, qershorin e vitit 2014 dhe më pas do të kthehej në shtëpinë e tij zvicerane, në Gland, në brigjet e Liqenit të Gjenevës. Vila e tij e madhe është shndërruar në një qendër trajtimi të teknologjisë së lartë, por edhe në një bunker të paarritshëm, me vizita të zgjedhura.

Në gusht 2014, një njeri i dyshuar për vjedhjen kartelës mjekësore të Michael Schumacher, u gjet i varur në qelinë e burgut ku vuante dënimin në Zvicër: Ai ishte një oficer i Rega, agjencisë zvicerane të transportit mjekësor,  që organizoi transferimin e Schumacher me ambulancë nga Franca drejt Zvicrës. Për transferimin e këtij materiali të ndjeshëm në disa gazeta evropiane, ai kishte kërkuar 50 mijë euro


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë