Menaxhim

Forbes rendit Shqipërinë mes destinacioneve më të mira për pensionistët

Revista amerikane “Forbes” e ka përfshirë Shqipërinë në listën e 96 vendeve më tërheqëse për të kaluar vitet e pensionit, duke vlerësuar koston e ulët të jetesës, klimën mesdhetare dhe peizazhet natyrore.

Sipas revistës, Shqipëria ofron një kombinim të favorshëm të shpenzimeve të përballueshme, kujdesit shëndetësor me kosto të ulët, nivelit të ulët të kriminalitetit dhe procedurave relativisht të thjeshta për marrjen e lejes së qëndrimit.

“Forbes” veçon si destinacionet më të preferuara për pensionistët Tiranën, Durrësin, Sarandën dhe Vlorën, ndërsa thekson se kostoja e jetesës në Shqipëri mbetet dukshëm më e ulët se mesatarja në Shtetet e Bashkuara.

Revista vlerëson se sistemi shëndetësor është ende në zhvillim, por ofron shërbime me çmime të përballueshme. Ajo nënvizon gjithashtu se niveli i kriminalitetit është i ulët, ndërsa e konsideron vendin politikisht të qëndrueshëm.

Në artikull evidentohet edhe fakti se komunikimi për të huajt është relativisht i lehtë, pasi anglishtja flitet gjerësisht nga brezi i ri, megjithëse gjuha shqipe cilësohet si sfiduese për t’u mësuar.

Krahas Shqipërisë, “Forbes” rekomandon si destinacione për pension edhe vende si Argjentina, Austria, Kanadaja, Kolumbia, Kosta Rika, Qiproja, Franca, Irlanda, Greqia, Italia, Malta, Mali i Zi dhe Portugalia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë