Biznes

FMN thirrje qeverive: Ndihmoni bizneset. Rrezikohen 15 mln vende pune

Qeveritë e vendeve te Europës duhet të ndihmojnë bizneset të përballojnë falimentimet dhe shkurtimet e vendeve të punës që mund të arrijnë ën shifrën e 15 milionë njerëzve.

Fondi Monetar Ndërkombëtar tregon se paratë në masë që qarkulluan gjatë pandemisë kursyen 30 milionë vende pune, por u rritën kompanitë që humbën aftësinë paguese. Gjatë kësaj krize të biznesit në Europë, kërkohet bashkëpunimi i sektorit privat dhe shtetëror për të krijuar një output 2-3%.

‘’Për të shmangur një tjetër goditje të parave publike nga bizneset e keqmenaxhuara, duhet të lejohet ndërhyrja e bankave që edhe vetë kompanitë ta dinë se kanë dikë mbi krye,’’- shprehe ekonomistët.

Shembulli i programit të Francës mbi huatë, ‘’injektimet në  sasi të vogël të parave’’ të Italisë dhe bashkëpunimin e shtetit të Irlandës me kompanitë.

Një hap i tillë sigurisht që është i vështirë dhe ka pengesa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë