Bota

FMN-ja do të vazhdojë të ndihmojë Serbinë dhe pas përfundimit të programit 2 vjeçar.

Programi i reformave në Serbi mbështetur nga FMN-ja që nga Korriku i 2018 përfundon në Janar të këtij viti.

Instrumenti i Koordinimeve Politike (PCI) e ndihmoi Serbinë të arrinte qëllimet e vendosura nga zbatimi i reformave edhe pse në kohë pandemie. Serbia ishte një ndër vendet e cila nuk kërkoi ndihmë ekonomike përgjatë krizës së ndikuar nga masat antiKovid. Tkurrja që pësoi Serbia ishte vetëm 1.1%.

Përfaqësuesi i FMN-së në Beograd, Sebastian Sosa dhe shefi i misionit të FMN-së në Serbi Jan Kees Martijn u shprehën se jy bashkëpunim do të vazhdojë dhe mendohet të krijohet një program i ri bashkëpunimi. Ky program do të fokusohet në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të Serbisë, qëndrueshmëri të sektorit financiar dhe ndihmë teknike në reformën e administrimit tatimor, statistikat fiskale dhe menaxhimin e financave publike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë