Ekonomi

FMN: Inflacioni në Shqipëri u rrit nga presionet e brendshme, jo të jashtme. Mbetet më i ulëti në rajon

Nga Gazeta ‘SI’ - Sipas një analize të Fondit Monetar për inflacionin në Shqipëri, vihet re se më shumë se faktorët e jashtëm në rritjen e inflacionit vendas, kanë ndikuar kërkesa e brendshme. “Trend” i njëjtë edhe për vendet e tjera në rajon. Nga këto, ushqimet kanë qenë faktori kryesor i rritjes së inflacionit në vendin tonë, duke qenë se ato përbëjnë një pjesë të rëndësishme të shportës tek në, 24% e saj ka vetëm produkte ushqimore.

Gjithsesi, raporti thekson se Shqipëria ka pasur inflacionin më të ulët në rajon dhe kjo për shkak të menaxhimit të burimeve energjetike. Kjo e fundit ishte edhe arsyeja kryesore e thellimit të krizës inflacioniste në të gjithë Europë.

FMN tregon se vendi ynë ka reaguar shpejt me disa herë rritje të normës së interesit dhe pagës mesatare, duke shtuar në të dyja rastet presionet e kostos dhe të kërkesës.

“Pagat janë rritur, por tregjet e punës janë përgjithësisht të decentralizuara dhe në të njëjtën kohë, punësimi dhe pagat informale janë mjaft të përhapura, duke i bërë të dhënat zyrtare më pak të sakta”, - thuhet në raport për Shqipërinë dhe 5 vendet e tjera në rajon.

Rajoni

Që nga viti 2022, ekonomitë në Ballkanin Perëndimor kanë përjetuar nivele të papara të inflacionit, pas një periudhe qetësie në rajon.  Qartazi, kjo është ndikuar nga regjimet e kursit të këmbimit që kanë vendet e BP, nga duke filluar nga euroizimi i njëanshëm në Mal të Zi dhe Kosovë, bordi i monedhës në Bosnje Hercegovinë, marrëveshje e stabilizuar në Serbi dhe Maqedoni të Veriut, si dhe një kurs lundrues i paqëndrueshëm në Shqipëri.

Me euroizimin formal ose informal, inflacioni mesatar në BP në tërësi kishte ndjekur gjithnjë e më shumë inflacionin e Eurozonës, derisa u përshpejtua më shpejt dhe e tejkaloi atë në vitin 2022. Më tej, ndërsa inflacioni i Eurozonës dhe i Ballkanit janë moderuar disi në muajt e fundit, hendeku midis të dyjave nuk duket se po zvogëlohet.

Nga të 6 vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut ka pasur rritjen më të fortë të inflacionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë