Politike

Fluturimet Prishtinë-Beograd “pajtojnë” Ramën me Haradinajn

Kryeministri Edi Rama përshëndeti marrëveshjen që rikthen fluturimet e avionëve në linjën Prishtinë-Beograd pas dy dekadash.

“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”. Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë!”, thotë Rama.

https://twitter.com/ediramaal/status/1219313686965379073

Pavarësisht se me Haradinajn po përballet në gjykatat e Prishtinës pas padisë që ngriti për shpifje, Rama e përgëzoi Kryeministrin e Kosovës që e mirëpriti këtë vendim.

“Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap. Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”, shkroi Rama në Twitter.

Më herët, Haradinaj shkroi se hapja e linjës së tretë ajrore pas Shqipërisë dhe Maqedonisë përparon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe përforcon sovranitetin e Kosovës.

https://twitter.com/haradinajramush/status/1219242543369592839

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë