Lajme

Fluks në Kapshticë, qindra emigrantë në pritje për të kaluar drejt Greqisë

Sërish fluks emigrantësh shqiptarë në Kapshticë. Mësohet se qindra qytetarë janë bllokuar në radhë në pikën kufitare të Kapshticës, për të kaluar drejt shtetit grek, ndërkohë që kuota prej 300 personash është drejt plotësimit.

Mësohet se më shumë se 250 shtetas janë bllokuar që ditën e djeshme në këtë pikë, 7 autobusë dhe mjete të vogla.

Ndërkohë, policia ka kthyer në doganë dhjetëra emigrantë, pasi nuk kanë në rregull formularët me lejet e udhëtimit, pasi kanë rezultuar fotokopje dhe jo me bar kod nga agjensitë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë